Jo vetëm për titullin – Inter dhe Juventus futen në garë edhe për Tonalin

Inter dhe Juventus do të bartin rivalitetin jashtë fushave të blerta.

Sport

01/12/2019 11:46

Përveç garës për titullin e kampionit në Serie A, Inter dhe Juventus do të futen edhe në një tjetër garë, në merkato.

Raportime nga mediet italiane (Tuttosport) bëjnë të ditur se dy gjigantët e Serie A do të konkurrojnë për shërbimet e Sandro Tonali, transmeton lajmi.net.

19 vjeçari ka zgjuar interesim të madh nga shumë skuadra, përfshirë edhe ato jashtë Italisë, pasi ndihmoi Brescian që të promovohet në Serie A.

Paraqitjet e Tonali nuk u zbehen as në Serie A, me lojtarin që arriti të fitonte edhe thirrjen nga Roberto Mancini, me Kombëtaren e Italisë.

Gara për mesfushorin do të jetë e zjarrtë. Mbetet të shihet nëse Inter apo Juventus do ta fitojnë këtë garë. /Lajmi.net/