Sarri: Ronaldo nuk është si të tjerët

Maurizio Sarri ka pranuar se Cristiano Ronaldo nuk është një lojtar si gjithë të tjerët.

Sport

30/11/2019 17:01

Sarri dhe Ronaldo nuk kanë pasur raportet më të mira të mundshme tek Juventus, me portugezin që nuk është pajtuar me disa vendime të trajnerit.

Pas problemeve që u rritën në ‘San Siro’, Sarri së fundmi është shprehur se Cristiano nuk është një lojtar si gjithë të tjerët.

“Shikoni, Ronaldo dukshëm nuk është një lojtar si të tjerët, pa marrë parasysh se çfarë supozohet të themi. Jo gjithë lojtarët janë njësoj” ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

“Nëse dikush nuk do ta pranonte atë situatë, do të ishte problem për ata, jo për skuadrën, por nuk shoh ndonjë problem. Gjithçka është e pastër tashmë” ka thënë tutje italiani.

Ronaldo nuk ka kaluar në formën më të mirë të mundshme së fundmi, duke pasur probleme që të gjej rrugën e golit. /Lajmi.net/