Juventus transferon falas Pedron dhe Willian

Juventus raportohet se po shikon mundësinë e nënshkrimit me Willian dhe Pedro nga Chelsea, kur të dy këta do të jenë lojtar të lirë verën e ardhshme.

Sport

30/11/2019 11:15

Teksa lajmet që e lidhin Juventusin me anësorin brazilian nuk janë të vjetra, interesimi për Pedron është.

Ish lojtari i Barcelonës do të jetë lojtar i lirë qershorin e ardhshëm, me Juven që janë të interesuar për lojtarin shkaku i shkathsësive të tij.

Mediet në Itali raportojnë se drejtori i Juventusit, Fabio Paratici së fundi ka udhëtuar drejt Londrës, për t’u takuar me drejtues të Chelsea, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, me lojtarët që po hyjnë në muajt e fundit të kontratave, Juventus do të jetë i lirë të nis negociatat me ata që nga janari./Lajmi.net/