Adrola Dushi krenare që do të ngjitet në skenën ku do të këndohet për bamirësi
Adrola Dushi është e lumtur që këtë vit është pjesë e "Këngës Magjike".
ShowBiz
Më 7 dhjetor do të mbahet finalja e festivalit “Kënga Magjike”, që këtë vit ka mision ndërtimin e një shtëpie për një familje në Thumanë, shkruan lajmi.net.
Bashkë me Ardit Gjebrean do të prezantojë edhe Adrola Dushi, e cila shprehet e lumtur që do të jetë pjesë e këtij kompeticioni.
Ajo falënderoi Arditin për këtë mundësi, ndërsa tha se me muzikë mund ta ndryshojmë botën.
“#KëndojPërTëNdërtuar | Faleminderit @arditgjebrea për mundësinë që po u jep të gjithë artistëve për të qenë pjesë e një kauze kaq të rëndësishme… Me muzikë mund ta ndryshojmë botën, të gjithë bashkë. Unë jam krenare që do të ngjitem në atë skenë ku do të këndohet për të ndërtuar. #BashkëMundemi“, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B5daog-BP3E/