Teksa po nxirrej një trupi i pajetë nga rrënojat, alivanoset një person
Është alivanosur një person derisa ekipet e kërkim shpëtimit nxorën nga rrënojat një viktimë të radhës nga tërmeti.
Lajme
Derisa ekipet e kërkim shpëtimit po nxirrnin një trup nga rrënojat e hotelit “Mia Mare”, të shkaktuara nga tërmeti në Durrës, një person tjetër është alivanosur.
I alivanosuri ka marrë ndihmën e parë nga ekipet e shpëtimit që po operonin në atë zonë dhe është dërguar për trajtim, raporton lajmi.net.
Nuk dihet nëse i alivanosuri ishte familjarë i të nderit.
Ekipet kanë nxjerr nga rrënojat 54 vjeçarin që tash e disa orë është punuar për të nxjerr trupin e tij.
Kujtojmë së numri i viktimave nga tërmeti ka arritur në 41 dhe ende po vazhdohet operacioni për t’i nxjerr trupat e tjetër që gjinden nën rrënoja. /Lajmi.net/