Nxirret trupi i pajetë i një personi nga rrënojat e hotelit në Durrës
Këto janë pamjet e rënda që vijnë nga Durrësi, ku shihet se si nxirret nga rrënojat trupi i pajetë i një personi.

Lajme
Trupi i pajetë u nxor nga poshtë rrënojave të hotelit Mira Mare, ku thuhet se aty ndodhen edhe 3 persona të tjerë.
Nga pamjet që publikon ‘BalkanWeb’ shihet se nga kjo godinë nuk ka ngelur asgjë, ku 5 katet e saj janë rrafshuar komplet.
I gjithë qyteti i Durrësit është duke ‘mbajtur’ frymën, ndërkohë që energjia elektrike është ndërprerë që në orën 4:00 të mëngjesit.
