​Mercedes paralajmëron veturë ultra-luksoze, ky është çmimi

Prodhuesi gjerman i veturave Mercedes ka vendosur të prezantojë SUV-in e tij ultra-luksoz në Kinë.

Auto & Tek

20/11/2019 18:04

Maybach GLS do të debutojë në Guangzhou, i cili spekulohet të kushtojë të paktën 200,000 euro, transmeton lajmi.net.

Mercedes ka publikuar një foto ku tregon vetëm grilën e përparme dhe fenerët nga errësira.Duke pasur parasysh çmimin, pritet teknologjia premium dhe brendësia ultra-luksoze e përgjigjes së Mercedesit ndaj Bentley Bentayga.

Sa i përket rrymës, një V8 është shpallur, dhe thashethemet përmendin edhe V12 të fuqishëm.Mercedes-Maybach GLS do të debutojë në Kinë të enjten. /Lajmi.net/