Raportimet se Thaçi u ftua nga Specialja, flasin nga presidenca

"Bashkë me Rexhep Selimin ftesa nga Specialja i ka ardhur edhe presidentit Thaçi".

Lajme

11/11/2019 20:52

Ky është raportimi që u bë sot në disa media vendore, ku u tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë ftesë për t’u paraqitur para prokurorëve të Hagës, shkruan lajmi.net.

Në fakt, këto ishin pretendime të ish-deputetit, Milaim Zeka që për portalin “parrotlla”, tha se përveç Thaçit, ftesa do t’i vije edhe personave tjerë të rëndësishëm në hierarkinë shtetërore.

Mirëpo, ndërkohë nga presidenca kanë thënë se informacione të tilla janë vetëm spekulime dhe nuk ka diçka të vërtetë.

“Janë vetëm spekulime”, kanë thënë shkurt nga presidenca për lajmi.net.

Sidoqoftë, presidenti Thaçi është duke qëndruar në Paris në kuadër të punimeve të Forumit të Paqes, nën organizimin e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në Paris aktualisht është edhe homologu serb i Thaçit, Aleksandar Vuçiq si dhe liderë tjerë evropianë. /Lajmi.net/