Trupi i pajetë në Lipjan dyshohet të jetë i 23-vjeçarit të zhdukur një javë më parë
Një trup i pajetë është gjetur sonte në Gadime të Lipjanit.
Lajme
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se viktima është gjetur në një gropë në Gadime të Ultë.
“Me daten 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ultë të Lipjanit, saktësisht në një grop (te gurthyesi i vjeter), është gjetur një trup i pajetë. Ekipet e nevojshme policore janë në vendngjarje”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.
Sipas të dhënave fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin e raportuar të zhdukur me daten 14 tetor.
“Kanë qenë informacionet e qytetarëve ato që kanë ndihmuar policinë të gjejnë vendodhjen e personit, për çka i falenderojmë dhe vleresojmë bashkëpunimin e tyre me Policinë e Kosovës”, ka shtuar Hoxha.
Theksojmë se i zhdukur një javë më parë është raportuar 23 vjeçari nga Lipjani, Shqipdon Aliu. /Lajmi.net/