Osmani në SHBA takohet me kongresmenin amerikan
Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me shumë personalitete të jetës politike atje.
Lajme
Sot Osmani është takuar edhe me kongresmenin Eliot Engel që është edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.
Takimin me Engel Osmani e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook.
Postimi i Osmanit:
Në takim me Kongresmenin Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Kosova është me fat që ka miq të mëdhenjë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, të cilët kurrë nuk u ndalën së përkrahuri popullin tonë.