Telashe për Lampard, dy mbrojtësit e skuadrës në dyshim për ndeshjen ndaj Newcastle
Telashe të reja kanë lindur për Frank Lampard, pas pauzës së kombëtareve.
Sport
Dy mbrojtësit e Chelsea, Christensen dhe Emerson janë në dyshim për ndeshjen e ardhshme në Premierligë, kundër Newcastle United.
Christensen u dëmtua gjatë paraqitjes së tij me skuadrën kombëtare të Danimarkës, transmeton lajmi.net.
Emerson në anën tjetër mungon që nga muaji shtator, por skuadra e Chelsea nuk përjashton mundësinë për rikthimin e tij.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë opsionet në dispozicion për trajnerin e Chelsea, Frank Lampard, para ndeshjes me Newcastle. /Lajmi.net/