Giroud e pranon: Mund të largohem nga Chelsea
Olivier Giroud thotë se ai mund të largohet nga Chelsea në janar, por zbuloi se dëshiron të qëndrojë në klub dhe përparësia e tij është të luftojë për zgjedhjen e ekipit të parë.
Sport
Sulmuesi francez tha në fillim të kësaj jave se ai nuk është i lumtur duke qenë rezervë në ‘Stamford Bridge’, megjithëse nuk e ka kritikuar asnjëherë Frank Lampard.
Giroud ka bërë vetëm tre paraqitje në Premierligë këtë edicion, duke përfshirë vetëm njëherë në formacionin startues, përcjell lajmi.net.
“Unë do të luftoj për vendin tim te Chelsea. Trajneri e di atë. Dhe ne do ta marrim vendimin në janar”, tha Giroud pas barazimit të Francës me Turqinë të hënën.
“Nëse dua të largohem nga Chelsea? Jo domosdoshmërisht. Por nëse kam nevojë të bëj një zgjedhje … kam disa vite të bukura para meje. Unë jam 33 vjeç, kam ende këmbë dhe një mënyrë jetese të shëndetshme dhe ndihem mirë fizikisht”.
“Unë dua të argëtohem dhe dua të luaj më shumë ndeshje. Chelsea është përparësia ime, por nëse në fund jam i detyruar të bëj një zgjedhje, do ta bëj si kur u largova nga Arsenali”, tha ai. /Lajmi.net/