Kim Kardashian mbulohet dhe viziton një kishë në Armeni

Kim Kardashian u shfaq si rrallëherë në imazhet e fundit.

ShowBiz

10/10/2019 21:59

Kim Kardashian këto ditë ka qëndruar në Armeni, ndërsa përmes rrjeteve sociale i ka njoftuar fansat për çdo të re rreth saj, shkruan lajmi.net.

Në imazhet e fundit, Kim u shfaq e veshur me një fustan të gjatë dhe mbulesë në kokë, teksa pranë saj ishte vajza e saj.

Përmes këtyre fotografive, ajo ka falënderuar Armeninë për mikpritjen, kurse tregoi historinë e kishës ku i realizoi imazhet.

“Faleminderit Armenia për një udhëtim kaq të paharrueshëm. E bekuar që u pagëzova me foshnjat e mia në selinë e shenjtë Etchmiadzin, katedralja kryesore e cila nganjëherë quhet Vatikani i Kishës Apostolike Armene. Kjo kishë është ndërtuar në vitin 303 pas Krishtit”, ka shkruar Kim. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B3cuEsDgFj9/