Kështu e trajtojnë ‘Audi A3’-shin në Beograd

Banorët e kryeqytetit të Sërbisë nuk po "kursejnë" veturat e reja.

Auto & Tek

08/10/2019 11:56

Për shkak të bllokimit të kontenierëve si rezultat i parkingut të një veture të tipit ‘Audi A3’, qytetarët e Beogradit e mbuluan këtë të fundit me mbeturina, shkruan Srpska info, transmeton lajmi.net.

“Dhuna duhet të përgjigjet me dhunë”, u shpreh në komente njëri nga komentuesit, pasi fotografia u publikua në rrjetin social ‘Facebook’.

Ndërkohë, qytetarë të tjerë komentuan situatën tutje nëpër rrjete sociale, siç është edhe ‘Twitter’, duke thënë se në vend të kësaj, do i hidhte gjësende ushqimore. /Lajmi.net/