Chelsea pritet të fillojë bisedimet me Willian, synohet rinovimi

Willian duket se e ka shumë të vështirë që të largohet nga Chelsea.

Sport

05/10/2019 20:14

Chelsea pritet të fillojnë bisedimet për rinovimin e kontratës me reprezentuesin brazilian, Willian, raporton ‘Express’, transmeton lajmi.net.

Lampard është i vendosur që të mbaj lojtarin e eksperiencuar në radhët e  tij, përkundër interesimit nga Barcelona dhe Juventus.

Raportimet thonë se Willian e dëshiron qëndrimin në ‘pjesën e kaltër’ të Londrës, ku ka kaluar gjashtë vitet e fundit.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje mes lojtarit dhe skuadrës së Chelsea. /Lajmi.net/