Chelsea në bisedime me Abraham dhe Tomori – synohet rinovimi
Skuadra e Chelsea ka nisur bisedimet me Abraham dhe Tomori për rinovimin e kontratës.
Sport
Tammy Abraham dhe Fikayo Tomori janë dy lojtarët që ‘Blutë’ e Londrës po synojnë t’i blindojnë.
Sipas ‘Evening Standard’, Chelsea kanë nisur bisedimet me dyshen e re, për rinovimin e kontratave, transmeton lajmi.net.
Chelsea janë të vendosur të mbajnë afër dyshen e promovuar nga akademia.
Abraham dhe Tomori kanë fituar vend në formacionin bazë të Frank Lampard, duke pasur një impakt të madh në lojën e Chelsea. /Lajmi.net/