Shefat e Volkswagen po akuzohen për manipulim të tregut
Shefi ekzekutiv i kompanisë prodhuese të automobilave 'Volkswagen', Herbet Diess dhe kryetari i saj Hans Dieter Poetsch u akuzua për manipulim të tregut në Gjermani, sipas një aktakuze të ngritur të martën.
Auto & Tek
Procedimi gjyqësor pretendon se që të dy nuk arritën t’iu tregonin investitorëve në lidhje me skandalin e testimeve të emetimeve që tronditi kompaninë më 2015-ën, transmeton lajmi.net.
Si pasojë, aksionet ranë në 3% përbrenda orëve në Evropë pas kumtimit të lajmit të aktakuzës.
“Kompania ka hetuar me përpikëri këtë çështje me ndihmën e ekspertëve juridikë të brendshëm dhe të jashtëm për gati katër vjet. Rezultati është i qartë: pretendimet janë të pabaza”, tha anëtari i bordit drejtues të VW për ligjin dhe integritetin, Hiltrud Werner, për Bloomberg.
Aksionet e Volkswagen-it ranë më shumë se 60% në shtator të vitit 2015 pasi kompania pranoi se përdori softuer për të mashtruar testet e emetimit të naftës në më shumë se 11 milionë automjete. VW ka paguar tashmë afërsisht 33 miliardë dollarë në kosto në lidhje me incidentin, sipas Bloomberg.
Aktakuza gjithashtu mund të dëmtojë shanset e VW për të gëzuar një padi masive ndaj investitorëve, me aksionarët që kërkojnë më shumë se 9 miliardë euro dëmshpërblim në lidhje me skandalin.
Padia tani duhet të rishikohet nga një gjykatë rajonale, përpara se të vendoset nëse do të gjykohen krerët e firmës gjermane. Rishikimi do zgjasë për muaj me radhë. /Lajmi.net/