Valon Berisha në formacion me Ronaldon dhe De Bruyne
Valon Berisha është vlerësuar pas dy golave për Kosovën ndaj Anglisë.
Sport
Valon Berisha është përfshirë në formacionin më të mirë të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 nga “One Football”.
Ylli i Kosovës është vlerësuar pas dy golave në humbjen 5:3 nga Anglia në stadiumin “St Mary’s” në Southampton, transmeton lajmi.net.
Së bashku me Berishën në formacionin e më të mirëve kanë zënë vend edhe yjet si Cristiano Ronaldo e Kevin de Bruyne.
Ky është formacioni i javës i përzgjedhur nga “One Football”. /Lajmi.net/