Kjo është ndeshja në të cilën Sarri do kthehet në stolin e Juves

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri raportohet se shpreson të bëjë debutimin e tij në Serie A kundër ish-klubit të tij Napoli këtë fundjavë.

Sport

27/08/2019 20:20

Sarri fillimisht humbi përballjen e së shtunës kundër Parmës, pasi ai ishte ende duke u trajtuar për shkak të pneumonisë.

Sidoqoftë, La Stampa shkruan se ekziston ‘optimizëm’ për praninë e tij në stol kundër Napolit, përcjell lajmi.net.

Kjo për shkak se ai po rimëkëmbet ‘shpejt’ dhe nuk dëshiron të humbasë ndeshjen, pasi tashmë i ka humbur dy ndeshjet e ekipit të tij.

Trajneri do të marrë përgjigjen përfundimtare të premten.

Ndërkohë, 60-vjeçari u pa në terrenin e stërvitjes së ‘Zonjës së Vjetër’ të hënën pasdite me humor të mirë, duke nënshkruar autografe dhe duke bërë foto me fansat. /Lajmi.net/