Veseli e kujton Komandant Kumanovën si atdhetar të madh, të guximshëm dhe të pathyeshëm
Kryetari PDK-së, Kadri Veseli, në 21 vjetorin e rënies ka përkujtuar Ismet Jasharin i njohur si Komandant Kumanova.
Lajme
Veseli në një postim në Facebook ka thënë se Ismet Jashari, komandant “Kumanova”, ishte një prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi i plotë:
Ismet Jashari – komandant “Kumanova”, ishte një prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Liria e një populli fitohet vetëm me gjak!” – thoshte gjithmonë dhe për lirinë tonë e dha edhe jetën. Sot, në 21 vjetorin e rënies heroike, e kujtojmë si atdhetar të madh, të guximshëm dhe të pathyeshëm. Rënia e tij, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë, ishte një humbje e madhe për UÇK-në. /Lajmi.net/