Momenti i bartjes së viktimave nga koncerti i Soolking, i cili përfundoi tragjikisht

Pesë persona kanë humbur jetën në një koncert që u mbajt në Algjeri.

ShowBiz

23/08/2019 15:07

Reperi Soolking mbrëmë (e enjte) ka mbajtur koncert madhështor në kryeqytetin algjerian, shkruan lajmi.net.

Në këtë koncert, e pranishme ishte edhe Dhurata Dora, e cila bashkë me Soolking kënduan hitin “Zemër” para fansave.

Por, ky koncert përfundoi me tragjedi, ku mbetën të vdekur së paku pesë persona e shumë të tjerë të lënduar.

Detaje se si erdhi deri tek kjo tragjedi ende nuk janë bërë të ditura, por mediet raportojnë se shkak është numri i madh i të pranishmëve dhe shtypja që iu bë për vdekje viktimave. 

YouTube player

Në videon e mësipërme mund të shikoni pamje nga momenti kur viktimat largohen nga vendi ku u mbajt koncerti. /Lajmi.net/