I tregoi se ku kishte jetuar sa ishte fëmijë, Ronaldo zbulon reagimin tronditës të djalit të tij

Cristiano Ronaldo pranoi që djali i tij Cristiano Jr ishte i tronditur kur i tregoi atij kushtet ku ai jetonte si i ri.

Sport

21/08/2019 11:00

Superylli i Juventusit, 34 vjeç, la shtëpinë e tij në Madeira në moshën 12 vjeç për të ndjekur ambiciet e tij për t’u bërë një futbollist profesionist.

Dhe Ronaldo arriti në Lisbonë dhe jetoi me mikun e tij më të mirë, Miguel Paixao, transmeton lajmi.net.

Ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid vendosi të marrë Cristiano Jr, nëntë vjeç, për të vizituar përsëri zonën ku ai kishte jetuar.

Ronaldo i tha kanalit Portugez TVI: “Unë isha aq i ngazëllyer që ai të shihte se ku u rrita”.

“Ai tashmë e njihte Madeiran dhe vendbanimin e Marques de Pombal”.

“Unë shkova me Paixao dhe djalin tim dhe hymë në dhomën ku kisha qëndruar”.

“Djali im u kthye tek unë dhe tha: “Babi, a ke jetuar këtu?” Ai nuk mund ta besonte”.

“Ata mendojnë se gjithçka është e lehtë në këtë botë. Cilësia e jetës, shtëpitë, makinat, rrobat”.

”Unë dua ta mësoj djalin tim se talenti nuk është i mjaftueshëm. Duhet punë dhe dedikim të madh”, deklaroi portugezi. /Lajmi.net/