Nis intervistimi për noterët e ardhshëm, shoqëria civile s’i pranon

Këtë të shtune ka nisur intervistimi për noterët e ardhshëm të vendit. Procesi do të vazhdojë edhe nesër ndërsa pritet të intervistohen 167 kandidatë.

Lajme

17/08/2019 11:48

Kjo është edhe një nga fazat e fundit të procesit, ku do të përzgjidhen 72 prej tyre, për të ofruar shërbime në krejt qytetet e vendit, njofton Klan Kosova.

Por, përfundimin e kësaj nisme nga një qeveri në dorëheqje e kanë kundërshtuar disa organizata të shoqërisë civile, duke e kontestuar gjithë rrjedhën e zgjedhjes së kandidatëve të mbetur.