ZYRTARE: Liridon Fetahaj përfundon te kjo skuadër
Pasi njoftoi largimin nga FC Prishtina, Liridon Fetahaj ka konfirmuar skuadrën e re.
Sport
Futbollisti nga Prizreni nëpërmjet profilit zyrtar në Facebook ka njoftuar se sezonin e ardhshëm do ta vesh fanellën e Ballkanit.
Skuadra nga Suhareka ka arritur t’i sigurojë shërbimet e prizrenasit, duke u bërë njëri nga transferimet e shumta të ardhur këtë verë në ekipin që drejtohet nga Ismet Munishi.
“Falenderoj Presidentin Arsim Kabashi qe beri gjithqka te jem pjese e tyre, shpresoj qe t’i arrijm qellimet e ekipit. FC Ballkani”, ka shkruar ai në Facebook.
Fetahaj ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare. /Lajmi.net/