Jep dorëheqje kryeshefi ekzekutiv i Postës
Sejdi Hoxha nga sot e tutje nuk do të jetë më drejtori i Postës së Kosovës.
Lajme
Kjo për arsyen se ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, shkruan lajmi.net.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka thënë se arsyet e dorëheqjes kanë të bëjnë me angazhimet e tij politike dhe akademike.
“Dua të jem shembull i mirë dhe nuk dua që në asnjë moment dhe rrethanë dikush te mendoi që unë mbaj pozicionin tim publik për të përfituar politikisht. Jam krenar me atë qe kam bërëgjate ushtrimit të detyrave të mia në të gjitha pozitat institucionale që kam qenë deri më tani. Prandaj,meqenëse zgjedhjet janë afër, unë do të angazhohem maksimalisht në fuqizimin e subjektit tim politik”, ka shkruajtur ai.
Postimi i plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Me anë të kësaj deklarate njoftoj opinionin publik se jap dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të ndërmarrjes publike Posta e Kosovës Sh.A.
Arsyet e dorëheqjes sime janë angazhimet politike dhe akademike.
Dua të jem shembull i mirë dhe nuk dua që në asnjë moment dhe rrethanë dikush te mendoi që unë mbaj pozicionin tim publik për të përfituar politikisht. Jam krenar me atë qe kam bërëgjate ushtrimit të detyrave të mia në të gjitha pozitat institucionale që kam qenë deri më tani. Prandaj,meqenëse zgjedhjet janë afër, unë do të angazhohem maksimalisht në fuqizimin e subjektit tim politik.
Gjatë ushtrimit të funksionit tim në Postën e Kosovës, për rreth 7 vite, jam munduar të jap tërë kontributin tim profesional, në ngritjen dhe fuqizimin e Postës së Kosovës.
Dua të rikujtoi që ndërmarrjen e trashëguam në një gjendje të vështirë financiare në vitin 2012, kur Posta u nda nga ish-PTK. Asokohe, humbja financiare ishte rreth 3 milionë euro në vit. Në atë kohë në Postë ofroheshin vetëm 2 lloje të shërbimeve (shërbimet postare dhe shitja e produkteve tëTelekomit).
Me punën tonë të përbashkët arritëm që për këto vite ndërmarrjes t’i krijojmë dhjetëra shërbime të reja duke filluar nga shërbimi i kryerjes së të gjitha llojeve të pagesave, shpërndarjen e skemave sociale e deri te aplikimi dhe dhënia e kredive në zyrat postare.
Të gjitha këto shërbime dhe shumë shërbime tjera mundësuan që për një periudhë të shpejt ndërmarrja të punoi pa humbje financiare, përfshirë edhe 6 mujorin e parë të këtij viti të cilin Posta e mbyll me bilanc pozitiv financiar.
Ne krijuam bashkëpunim të ngushtë me administrata postare ndërkombëtare dhearritëm që ndërmarrjes t’i sjellim donacione të ndryshme të cilat përmirësuan dukshëm kushtet e punës për punonjësit tanë.
Dua të shpreh falënderim të veçantë për punonjësit e Postës së Kosovës të të gjitha niveleve për kontributin e tyre në ngritjen,avancimin dhe fuqizimin e ndërmarrjes duke qenë çdoherë të gatshëm që me nder dhe profesionalizëm të kryejnë të gjitha detyrat e tyre. /Lajmi.net/