Guardiola jep shenja se Sane mund të kalojë tek Bayern Munich

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka dhënë disa shenja se ylli i skuadrës së tij mund të kalojë tek Bayern Munich.

Sport

02/08/2019 18:45

Emri i Leroy Sane lidhet ngushtë me një kalim tek Bayern Munich tash e disa muaj, pasi lojtari nuk ishte pjesë kryesore e planeve të spanjollit.

Rreth transferimit të mundshëm të lojtarit ka folur edhe trajneri Guardiola, i cili ka thënë se nuk do të dëshironte ta humbte anësorin gjerman, por ka thënë se situata ndryshon nëse ai kërkon largimin.

“Ajo që kam parë dy apo tri javë më herët nga Txiki, ishte shumë afër. Tani nuk është. Është më ndryshe. Kështu qëndron puna” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Nuk jam i shqetësuar për thashethemet. I dua lojtarët që dëshirojnë të qëndrojnë. Lojtari nuk më ka thënë asgjë, ky është realiteti” ka shtuar tutje spanjolli.

“Nëse ai troket në derë dhe kërkon largimin, atëherë do të flasim me klubin. Ne duam që ai të qëndrojë këtu sepse provuam të vazhdojmë kontratën për më shumë se një vit” ka thënë ndër të tjerash Pep.

Gjermani 23 vjeçar i ka kaluar tri vitet e fundit të karrierës së tij në Mançester, duke kaluar nga Schalke tek ‘Citizens’ në vitin 2016. /Lajmi.net/