Një gjyqtare femër do të ndajë drejtësinë në finalen e Superkupës së Evropës

Historia do të shkruhet në Superkupën e Evropës më 14 gusht në Stamboll, pasi UEFA ka caktuar gjyqtaren Stephanie Frappart për të drejtuar finalen mes Liverpool dhe Chelsea.

Sport

02/08/2019 12:28

Më 14 gusht në Stamboll, Liverpool dhe Chelsea do të zhvillojnë finalen e Superkupës së Evropës.

Kjo do të jetë hera e parë që një gjyqtare femër do të drejtojë një ndeshje kaq të rëndësishme të UEFA-s.

Në korrik, gjyqtarja franceze ka pasur nderin për të drejtuar finalen e Kupës së Botës për femra mes ShBA-ve dhe Holandës./Lajmi.net/