Dybala mbërrin në Torino, takohet me Sarrin për ‘temën e nxehtë’

Paulo Dybala ka mbërritur në Torino për të folur me trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri.

Sport

01/08/2019 14:12

Reprezentuesi argjentinas nuk ka folur me asnjë nga reporterët, duke u nisur në objektin e testeve mjekësore të Juventusit.

Pas kësaj, 25 vjeçari do të takohet për herë të parë me Sarrin, për të folur për të ardhmen e tij.

Në anën tjetër, negociatat mes klubeve janë duke vazhduar në Londër, me ‘Bianconerët’ që mund të përfshijnë Dybalan në ofertën drejtuar ‘Djajve të Kuq’ për Romelu Lukakun.

‘The Sun’ raporton se Dybala dëshiron një pagë prej 380 mijë euro në javë, me të cilën shumë do ta kalonte edhe Pal Pogban./Lajmi.net/