Serbia ka kryer gjenocid ndaj muhaxhirëve
Shoqata Shqiptare e Muhaxhirëve sot do të organizojë simpoziumin shkencor "Muhaxhirët nëpër vite 1877/1878-2018".
Lajme
Orhan Ramadani, sekretar i Shoqatës Shqiptare të Muhaxhirëve, tha se më këtë simpozium shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/1878-2018”, synojnë të sensibilizojnë për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në ato hapësira shqiptare.
Ramadani tha se sot në Kosovë jeton gjenerata e parë.
“Jemi kjo gjeneratë, njihemi pjesë e popullit të Kosovës”, tha ai.
Sipas tij nga simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/1878-2018”, presin të ketë një ndryshim ndaj këtij problemi.
“Synimi ynë është që Serbia të pranojë që ka kryer gjenocid ndaj Muhaxhirëve”, tha ai në RTK.