Evra dhe Ronaldo mundësojnë shkëmbimin më të madh të kësaj vere

Juventus dhe Manchester United janë duke negociuar për të realizuar shkëmbimin më të madh të kësaj vere.

Sport

31/07/2019 17:24

Bëhet fjalë për Romelu Lukakun dhe Paulo Dybalan, që mund të ndërrojnë skuadra këtë afat kalimtar.

Belgu po kërkohet me ngulm  nga Juventus, për transferimin e të cilit dritën e gjelbër ka dhënë edhe Cristiano Ronaldo.

Problemi i vetëm është çështja financiare, me ‘Djajtë e Kuq’ që po kërkojnë 80 milionë euro për shërbimet e lojtarit.

Për të ulur këtë vlerë, Juventus do të përfshijë në ofertë edhe Paulo Dybalan, i cili ende nuk ka vendosur nëse Manchester United është klub i duhur për të.

Për të bindur argjentinasin në këtë transferim, është përfshirë edhe ish mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra.

Francezi ka telefonuar Dybalan, për ta bindur që t’i bashkohet Manchester Unitedit./Lajmi.net/