Konjufca: Kontrata e Telekomit me Z-Mobile duhet të mos vazhdohet
Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka kërkuar mosvazhdimin e kontratës ndaj Z-Mobile.
Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka reaguar pas zërave se Telekomi i ka vendosur kushte Z-Mobile për t`ia vazhduar kontratën.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Konjufca ka shkruar se negocimet me kushte janë alibi për vazhdimin e dëmtimit të Telekomit, përcjell lajmi.net.
Lexo edhe:
Kjo është oferta që Telekomi i ka bërë Z-Mobile për vazhdimin e kontratës
Postimi i plotë i Konjufcës pa ndërhyrje:
Po flitet në media se Telekomi i paska vendosur disa kushte Z-mobile për t’ia vazhduar kontratën.
Drejtuesit e Telekomit duhet ta kenë parasysh se Kontrata e Telekomit me Z-Mobile duhet të mos vazhdohet. Pikë.
Negocimet me kushte janë alibi për vazhdimin e dëmtimit të Telekomit.
Nuk ka asnjë kusht që vlen në këtë drejtim. 30 korrik #Fund. /Lajmi.net/