Real Madrid përgatit 150 milionë funte për Pogba
Skuadra e Real Madrid po synon që të mbyll afatin kalimtar me një mega lëvizje.

Sport
Pas transferimit të emrave si Eden Hazard, Ferland Mendy e Militao, Real Madrid po synon që të sjell diçka edhe për mesfushën.
Sipas raportimeve të fundit të ‘The Sun’, Reali po përgatit 150 milionë funte për t’i nisur drejt Manchester United, për shërbimet e Pogba, transmeton lajmi.net.
Me Gareth Bale që me gjasë do të kalojë drejt Kinës, skuadra do të përfitonte disa të holla, të cilat synon t’i shfrytëzoj për francezin.
Manchester United janë të vendosur që të rezistojnë deri në fund për kartonin e lojtarit. /Lajmi.net/