Hudson Odoi afër marrëveshjes së re me Chelsea, siguron fitime të mëdha
Talenti premtues i Chelsea, Callum Hudson Odoi, është afër marrëveshjes së re me skuadrën ‘Blu’.
Sport
Sipas raportimeve të ‘Daily Mail’, Odoi pritet të sigurojë fitime deri në 100 mijë funte për javë, me kontratën e re, transmeton lajmi.net.
Tinejxheri ka flirtuar së fundmi me Bayern Munich, por Chelsea kanë ndaluar një kalim të lojtarit në Bundesliga.
Ai shihet si pjesë kryesore e planeve të Frank Lampard, dhe si një e ardhme e ndritur për futbollin anglez.
Kontrata e re që do t’i ofrohet lojtarit do të jetë pesë vjeçare dhe do të ketë rritje të madhe në pagë. Mbetet të shihet nëse anglezi do ta pranojë kontratën. /Lajmi.net/