ZYRTARE: De Ligt është lojtar i Juventusit
Juventusi ka finalizuar marrëveshjen prej 75 milionë euro, duke nënshkruar kontratën pesëvjeçare me Matthijs de Ligt nga Ajax.
Sport
De Ligt ra dakord me Juventusin javën e kaluar që do ta sheh mbrojtësin të fitojë 12 milionë euro për sezon – 8 milionë euro në pagën bazë, ndërsa 4 të tjera në formën e bonuseve.
Dhe 19-vjeçari ka finalizuar tashmë lëvizjen e tij në Juve, të cilët kanë mposhtur konkurrencën e një sërë klubesh më të mirë të Evropës, përfshirë Barcelonën, Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germain, përcjell lajmi.net.
Agjenti i De Ligt, Mino Raiola ka pohuar se ka pasur një marrëveshje me Ajax për mbrojtësin që të largohet këtë verë në qoftë se është do të bëhet një ofertë e përshtatshme.
Holandezi arriti të martën në mbrëmje në Torino, ndërsa dje iu nënshtrua testeve mjekësore përpara se të zyrtarizohej kalimi i tij te ‘Bardhezinjët’.
Transferimi i De Ligt, Adrien Rabiot e Aaron Ramsey e sheh Juventusin si ekipi favorit për të triumfuar në Ligën e Kampionëve nga bastet më të njohura në botë. /Lajmi.net/