Babai i Neymar takohet me drejtuesit e Juventusit
Saga e transferimit të Neymar Junior duket se do të marrë një kahje krejt tjetër.
Sport
Neymar Santos Sr., babai i Neymar, është takuar me drejtorin sportive të Juventusit, Fabio Paratici në Torino.
Kjo është konfirmuar nga korrespodenti i Rai Sport, Paolo Paganini, përcjell lajmi.net.
Subjekti i një transferimi thuhet të mos jetë pjesë e agjendës e asnjërës palë, me agjentin e yllit të PSG-së vetëm duke kërkuar informacione për momentin.
Megjithatë, Juventusi mund të mendojë se ka mundësi për të bërë një lëvizje për brazilianin, i cili po kërkon një largim nga PSG.
27-vjeçarit mund t’i dështojë transferimi te Barcelona, për shkak se klubi spanjoll nuk kanë mundësinë e pagesës me para ‘cash’. /Lajmi.net/