OBSH shpallë emergjencë globale shëndetësore pas përhapjes së Ebolës në Kongo

Përhapja e virusit Ebola në Kongo tani është një emergjencë shëndetësore ndërkombëtare, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë të mërkurën pasi u konfirmua një rast në një qytet prej 2 milionë banorësh.

Bota

18/07/2019 08:19

Një komitet ekspertësh i OBSH kanë refuzuar në tre raste të mëparshme për të këshilluar agjencinë e shëndetësisë të Kombeve të Bashkuara që të shpallin emergjencën ndërkombëtare, edhe pse ekspertët e tjerë thonë se ajo i ka plotësuar kushtet e kërkuara, transmeton lajmi.net.

Më shumë se 1.600 njerëz kanë vdekur që nga gushti në epideminë e dytë më vdekjeprurëse në histori, e cila po shpërndahet në një rajon të përshkruar si zonë lufte.

Një shpallje e një emergjence globale shëndetësore shpesh sjell vëmendje dhe ndihmë ndërkombëtare, së bashku me shqetësimet që qeveritë të mos reagojnë me mbylljen e kufijve.

Shpallja vjen disa ditë pasi një rast i vetëm u konfirmua në Goma, një udhëkryq i madh rajonal në Kongon Verilindore në kufirin Ruandë, me një aeroport ndërkombëtar. Gjithashtu, një tregtar kongolez ka udhëtuar për në Ugandë ndërsa shfaqte simptoma, i cili më vonë vdiq nga Ebola.

Ndërsa rreziku i përhapjes rajonale mbetet i lartë, rreziku jashtë rajonit mbetet i ulët, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, pas njoftimit në Gjenevë. /Lajmi.net/