Dy familje rrihen brutalisht mes vete në Lipjan, policia arreston tetë persona
Dy familje janë përleshur të hënën fizikisht mes vete në Lipjan.
Lajme
Policia përmes raportit 24 orësh ka treguar se mosmarrëveshja ka ndodhur për shkak të një borxhi, shkruan lajmi.net.
Në rrahje janë përdorur edhe mjete të forta ndërkaq që lidhur me rastin janë arrestuar tetë të dyshuar.
Lëndime trupore kanë pësuar një femër dhe një mashkull, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit 5 nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/