Klopp përmend emrin e lojtarit që e dëshiron në rolin e ‘Jorginhos’
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka një lojtar të ri në mendje për rolin 'Jorginho' - me emrin e Adam Lallanas pas përformancave të shkëlqyeshme në fitoret ndaj Bradford dhe Tranmere.
Sport
Mesfushori ofanziv ka qenë i lidhur me një largim nga ‘Anfield’ pas një sezoni jo të mirë me Liverpoolin, duke përfshirë problemet fizike.
Por gjithsesi duket se ndeshjet e turit para-sezonal e kanë bindur Klopp që të ketë ende shpresa te anglezi së paku edhe për një edicion, përcjell lajmi.net.
Dhe trajneri gjerman tha pas fitores ndaj Bradford: “Adam është lojtari që mund të luajë rolin ‘Jorginho’ – Shpresoj që Maurizio Sarri nuk i sheh ndeshjet ose do të bëjë një ofertë”.
”Ai po zhvillon ndeshje të mira. Me të vërtetë kam mbetur i impresionuar, di të luajë në hapësira të vogla dhe jep pasimin aty ku duhet”.
”Sigurisht që do bëjë gjithçka që ai të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm”, përfundoi Klopp. /Lajmi.net/