Vazhdojnë pritjet dhe kolonat e gjata në kufi
Kanë vazhduar sërish pritjet e gjata të kosovarëve në kufi.
Lajme
Pritjet dhe kolonat e gjata në hyrje të Kosovës kanë vazhduar edhe sot.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare Merdare, pritjet për në hyrje të Kosovës janë 20 deri në 25 minuta, derisa kolonat kanë shkuar deri në 80 metra, shkruan lajmi.net.
Ndërsa për të dal nga Kosova pritjet janë deri në 5 minuta.
Sipas publikimit të fundit të kësaj Qendre, edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë ka pritje dhe kolonë.
Në këtë pikë kufitare pritja për në hyrje të Kosovës është deri në 20 minuta, derisa kolonat kanë shkuar deri në 40 metra, kurse për të dal nga Kosova pritjet janë deri në 10 minuta. /Lajmi.net/