MPJ: Gabimet teknike nuk ndikojnë në miqësinë e fortë Kosovë-Turqi
Pas raportimeve të djeshme se ambasada e Turqisë në Beograd iu referua Republikës së Kosovës me ”Kosovë e Metohi”, kjo nga Ministria e Punëve të Jashtme po konsiderohet gabim teknik i cili nuk dëmton raportet mes të dyja shteteve.
Lajme
Kështu ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa thotë nga facebook se gabimet teknike nuk janë pasqyrë e cilësisë së partneritetit të fortë Kosovë-Turqi.
”Turqia është një vend mik dhe partner i Kosovës. Është ndër të parat që ka njohur Kosovën dhe ka mbështetur njohjen tonë ndërkombëtare.
Gabimet teknike dhe keqkuptimet nuk ndikojnë në lidhjen e miqësisë sonë dhe nuk janë pasqyrë e cilësisë së partneritetit tonë që është i fortë”. /Lajmi.net/