Lampard debuton me barazim te Chelsea
Frank Lampard e ka nisur me barazim aventurën te Chelsea, edhe pse në një ndeshje miqësore.
Sport
Ish reprezentuesi anglez këtë verë është rikthyer te ish skuadra e tij, por në rolin e trajnerit, për të zëvendësuar Maurizio Sarrin.
Chelsea në ndeshjen e parë me Lampardin trajner, ka luajtur barazim 1:1 në udhëtim te Bohemians, në Dublin.
Michy Batshuayi shënoi për epërsinë e Chelsea, ndërsa rezultatin e barazoi zëvendësuesi Eric Molloy./Lajmi.net/