Ja përse nuk duhet të porosisni alkool asnjëherë në avion
Thyerja e monotonisë së fluturimeve mund të bëhet përmes një gote ose dy alkool, megjithatë kjo përbën rrezik më vete.
Lifestyle
Nazan Schnapp, një ekspert i kujdesit të lëkurës, foli për britanezen ‘Express’ rreth konsumimit të pijeve alkoolike në aeroplan, transmeton lajmi.net.
Ai i këshilloi pushuesit që të “shmangin ato dhe të pijnë shumë ujë”.
Pas këtij këshillimi, pasagjerët reduktojnë rrezikun e dehidrimit kur janë në bord.
Krahas kësaj, ky veprim parandalon lëkurë juaj të thahet, së bashku me buzët.
Dhe, çfarë është më e rëndësishmja, ju do të arrini në destinacionin e caktuar të rifreskuar falë sasisë së ujit të marrë. /Lajmi.net/