Partizani luan baras me Qarabagin
Partizani ka luajtur barazim 0-0 me Qarabagin në ndeshjen e parë të raundit të kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Sport
Kampionët e Shqipërisë kanë ndalur në barazim skuadrën nga Azerbajxhani, Qarabagun.
Ndeshja e zhvilluar në ‘Selman Stërmasi’ ishte e barabartë, me pak mundësi shënimi nga të dy skuadrat.
Për Partizanin në këtë ndeshje u paraqit edhe Rron Broja, futbollisti nga Kosova që u transferua atje pak ditë më parë.
Ndeshja e kthimit në Azerbajxhan do të zhvillohet pas një jave./Lajmi.net/