Studimi tregon përse pasta e dhëmbëve po ua shkakton osteoporozën
Një agjent i përdorur në një shumëllojshmëri të produkteve kozmetike mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi të ri.
Lifestyle
Produktet që përfshijnë një përbërës të quajtur triklosan mund të shkaktojnë problem të shëndetit të kockave, transmeton lajmi.net.
Triklosani dikur ishte më i zakonshëm në pasta dhe sapunë, por ka pasur një shtysë për ta eliminuar atë për shkak të pretendimeve se kjo mund të ndikojë negativisht në shëndet.
Hulumtimi i ri, i botuar në revistën ‘Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism’, sugjeron që kimikalja mund të jetë e dëmshme për eshtrat.
Triklosani mund të gjendet në sapunë, pasta dhëmbësh, si dhe shampon duarsh.
Pavarësisht pretendimeve, Anne Clemons, e cila punon në stomatologji në klinikën e Cleveland, pohon se nevojiten më shumë studime për të krijuar një korrelacion ndërmjet osteoporozës dhe triklosanit. /Lajmi.net/