Xhensila Myrtezaj e nisi ditën me një thënie motivuese

Xhensila Myrtezaj mëngjesin e sotëm e filloi me një fotografi joshëse.

ShowBiz

06/07/2019 11:32

Xhensila Myrtezaj është goxha aktive në rrjete sociale, në të cilat sjell fotografi nga përditshmëria e saj, shkruan lajmi.net.

Ditën e sotme, këngëtarja e nisi me një foto, ku shfaqet e ulur në krevat, teksa ishte veshur me veshje sportive.

“Nëse beson në vetvete gjithcka është e mundur”, është mbishkrimi që ajo ia ka lënë fotos.

Kujtojmë se “Sekreti im” titullohet projekti i fundit muzikor nga Xhensila Myrtezaj, ndërsa po punon rreth këngëve të reja. /Lajmi.net/