Mourinho më në fund zbulon të ardhmen e tij

Jose Mourinho, i cili ka mbetur pa punë që nga largimi i Manchester United, ka pranuar se një kthim në Serie A "mund të jetë një mundësi".

Sport

05/07/2019 09:48

Portugezi u largua nga ‘Old Trafford’ në dhjetor të vitit 2018 pas dy vjet e gjysmë me ‘Djajt të Kuq’.

Kjo ishte hera e tretë e tij që i kthye në Premierligë, pas dy edicioneve produktive me Chelsean, përcjell lajmi.net.

Mourinho gjithashtu ka pasur karrierë edhe në atdheun e tij me Porton, në Itali me Interin dhe në Spanjë me Real Madridin.

“Në të ardhmen? Gjithmonë futboll, dhe gjithmonë një nivel i lartë. Itali? Mund të jetë një mundësi”, tha Mourinho për Sky Sport Italia. /Lajmi.net/