ZYRTARE: Lampard, trajner i ri në Chelsea
Chelsea ka zyrtarizuar menaxherin e ri.
Sport
Chelsea ka angazhuar ish mesfushorin Frank Lampard si menaxher të ri në kontratë trevjeçare.
Lampard u largua nga Derby County në Championship për të marrë drejtimin e skuadrës ku kaloi 13 vite si futbollist, përcjell lajmi.net.
Ai zëvendëson Maurizio Sarrin i cili u largua nga Chelsea duke marrë drejtimin e skuadrës kampione të Italisë, Juventus.
Ish reprezentuesi anglez bëri 648 paraqitje me “Blues” duke fituar 11 tituj me ekipin londinez. /Lajmi.net/