Politikanët kanë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme të shëndetit mendor
Politikanët janë më shumë të rrezikuar të zhvillojnë sëmundje të shëndetit mendor, kjo sipas një studimi.
Lifestyle
Ky studim gjeti se politikanët janë 26% më të rrezikuar për t’u ndjerë të depresionuar, të padobishëm dhe të stresuar.
Ekspertët fajësojnë orarin e tyre të luhatshëm dhe të pasigurisë për punë, e deri tek ngacmimet kibernetike, madje edhe nga frika e të qenurit të kërcënuar, raporton “Daily Mail”, transmenton lajmi.net.
Ky hulumtim sigurisht është bërë në Britani të madhe, ku kanë ardhur në përfundime të tilla, dhe tani ekspertet dhe mjekët dëshirojnë të ngritin vetëdije se edhe politikanët janë njerëz dhe që vazhdojnë të bëjnë një punë tejet të vështirë.
Shumë politikanë e kanë të vështirë të pranojnë se mund të kenë probleme të tilla, sigurisht për shkak stigmës dhe labelet që ju jepen atyre, andaj është e rëndësishme që këta persona të marrin trajtimet e duhura. /Lajmi.net/