Obesiteti shkakton më shumë lloje të kancerit sesa konsumimi i duhanit
Sipas studimeve të fundit, është gjetur se tash obesiteti shkakton më shumë lloje të kancerit sesa pirja e duhanit.
Lifestyle
Hulumtuesit e kancerit në Londër, thonë se kanceri i veshkëve, zorrëve, vezoreve, dhe mëlçisë, kanë më shumë gjasa të shkaktohen dhe të jenë shkaktuar nga mbipesha sesa nga duhani.
Ky hulumtim thotë se miliona njerëz janë në rrezik të kancerit për shkak mbi peshës, madje këta persona me mbi peshë nga 2 çdo 1 person konsumon duhan,, raporton “BBC”, transmenton lajmi.net.
Këta hulumtues nuk janë duke i fajësuar njerëzit që kanë mbi peshë. Madje, as nuk janë duke rekomanduar se duhani nuk shkakton kancer. Por, që të dyja janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Po ashtu, meqenëse numri i duhanpirësve është duke u zvogëluar, në të njejtën kohë numri i personave me mbi peshë është duke u rritur, dhe kjo është ajo çka i shqetëson studiuesit. Për këtë arsye, ata sugjerojnë që këta persona të ushtrojnë më shumë.

Obesitet – Duhan- Kancer
Qelizat e yndyrës prodhojnë më shumë hormone dhe faktorë rritës që i tregojnë qelizave të ndahen më shpesh, dhe kjo e rrit rrezikun që qelizat e kancerit të zhvillohen. /Lajmi.net/