Guardiola tregon tmerrin për të luajtur në stadiumin më të vështirë: Aty ndjeheni të vegjël

‘’Atmosfera më e mirë në botë krijohet në Anfield’’, kështu e ka nisur një intervistë të dhënë së fundmi trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Sport

01/07/2019 23:27

Strategu spanjolle ka qenë trajner i Cityt në katër raste kur ekipi i tij ka luajtur në stadiumin e Liverpoolit, duke pësuar tre humbje dhe një ndeshje e ndarë në barazim pa gola.

“Motoja e tyre ‘Ky është Anfieldi’ nuk është mashtrim marketingu, ka diçka unike në atë stadium”, tha ai, përcjell lajmi.net.

”Kur Liverpooli shënon gol, në pesë minutat e ardhshme ndjeheni si ju do t’i merrni edhe katër. Në ato momente dukeni shumë të vegjël derisa rivalët tuaj duken të mëdhenj”.

Ai ka folur edhe për debaklin që e pësoi Barcelona kur pas fitores në ndeshjen e parë 3-0, u eliminua pasi në ‘Anfield’ u mposht 4-0.

”Më kujtohet se ata qeshën me mua kur humba 3-0 pas 15 minutave të parë. Ne të gjithë kaluam të njëjtën gjë si Barcelona atë mbrëmje”, shtoi ai. /Lajmi.net/